Avioni rus drejt Amerikës, do të dërgojë diplomatët “non grata” në shtëpi


Një avion i qeverisë ruse është nisur nga Shën Pjetërburgu drejt Uashingtonit dhe do të rikthehet me diplomatët rusë në atdhe, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, të shtunën.

“Ky avion do të kthehet me diplomatë rusë të cilët qeveria amerikane i ka shpallur non grata”, tha Zakharova në kanalin e saj në Telegram, shkruan a2cnn.

Zbritja e avionit rus në SHBA u miratua nga qeveria amerikane për të larguar personelin rus në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, të cilët u përzunë, të akuzuar se kanë abuzuar me privilegjet e statusit të tyre.

Baby Boo