Avioni i NATO-s mbi qiellin e Maqedonisë së Veriut! Shekerinska: “NATO-ja mbron, NATO-ja bashkon” (VIDEO)


Dy avionë ushtarakë F-16 u nisën nga Greqia fqinje me qëllim t’i ndihmojë avionit qeveritar të kthehet në Aeroportin e Shkupit në mënyrë të sigurt. Grupi i avionëve fluturuan mbi qiellin e Shkupit, rreth Vodnos dhe pastaj u ndanë duke i dhënë përparësi avionit qeveritar. Së pari ateroi avioni qeveritar, e pastaj edhe ata ushtarakë. Pasi aterruan, avionët u parkuan në pjesën civile të Aeroportit. Ky aktivitet është pjesë e përfshirjes zyrtare të hapësirës ajrore të Maqedonisë së Veriut në sistemin e NATO-s për patrullim ajror.

“Avionët ushtarakë kanë për detyrë të realizojnë kontakt me avionin qeveritar dhe t’i ndihmojnë të kthehet në Aeroportin e Shkupit në mënyrë të sigurt. Grupi i avionëve tashmë është formuar dhe mund ta shohim vetëm sinjalin e avionit qeveritar. Avionët ushtarakë janë në grup me të. Hapi i ardhshëm është ta nisin procesin e aterrimit në Shkup“, tha Boris Nastovski, përgjegjës për avionin ushtarak.

Garancia për sigurinë e vendit nuk është vetëm në tokë, por edhe në qiell, porositi ministrja e Mbrojtjes, Shekerinska.
“NATO-ja mbron, NATO-ja bashkon dhe NATO-ja përforcon. Sot kishim mundësi të shohim se si këto tre synime të Aleancës po zhvillohen para syve tanë. Sot kishim mundësi të shohim se si Maqedonia e Veriut si anëtare e 30-të e NATO-s është më e fuqishme dhe më e mbrojtur“, tha Radmilla Shekerinska, ministre e Mbrojtjes.

Opinioni i gjerë publik kishte mundësi ta ndjekë mënyrën se si kryhet një patrullim ajror dhe si duken avionët ushtarakë F-16 dhe AVAKS të NATO-s. Ishte demonstruar mënyra e kryerjes së misionit të NATO-s për patrullim ajror mbi RMV në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit dhe në hapësirën ajrore mbi kryeqytet.

Baby Boo