Avionë ushtarak amerikan dhe grek nesër fluturojnë mbi Shkup për të përshëndetur anëtarësimin në NATO


Siç njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes, gjatë ditë së nesërme rreth orës 11:20, aeroplanë ushtarak amerikan nesër do të fluturojnë mbi qytetin e Shkupit për ta përshëndetur anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Nga Ministria e Mbrojtjes njoftojnë se dy aeroplanë amerikan bashkërisht me dy aeroplanë ushtarak të Republikës së Greqisë do të fluturojnë mbi territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Aleatët tanë amerikanë dërgojnë mesazh të fuqishëm se dy vendet tona mbajnë bashkëpunim të shkëlqyer dhe se edhe pas përkrahjes së vazhdueshme që na dhanë gjatë rrugës drejt NATO-s, dhe pas hyrjes në Aleancë mbesin edhe më tej të jenë aleat i fuqishëm dhe partner i ynë strategjik”, shprehen nga Ministria e Mbrojtjes.

Nga ministria sqarojnë se avionët do të fluturojnë sot na shteti amerikan Dakota e Jugut dhe do të fluturojnë 30 orë pa ndalesë.

Baby Boo