Avdullah Hoti: Dorëheqja e qeverisë Kurti është shpëtim për stabilitetin ekonomik dhe politik të Kosovës


Ish-kryeministri, njëherësh deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti deklaron se dorëheqja e Albin Kurtit është shpëtim për stabilitetin ekonomik dhe politik të vendit.

Hoti ka thënë se Qeveria Kurti ka performacë të dobët në ekonomi dhe se ekonomisë së vendit tonë i mungojnë rreth 500 milionë euro investime kapitale.

Performancën e dobët në ekonomi të kësaj qeverie e dëshmojnë këto të dhëna. Shpenzimet për çështje ekonomike gjatë vitit 2022 kanë rënë dukshëm krahasuar me vitin 2019, që është viti para pandemisë.

Kjo e fakton argumentin se ekonomisë së Kosovës i mungojnë rreth 500 milionë euro investime kapitale, të cilat kanë prodhuar efekte multiplikuese negative në të ardhura dhe rritje ekonomike. Dorëheqja është shpëtim për stabilitetin ekonomik dhe politik të vendit , ka shkruar Hoti.

(https://kidsrkids.com)

Baby Boo