Avdiu: “Përdhu*nimi i grave në çdo pore të shoqërisë”

Nga Zana Avdiu:
Burrat te na mendojne qe si ta kesh nje gru afer mundesh me i ba cka te duash sepse ajo te obligohet bash per gjithcka.

Mbi kete baze e arsyetojne perdhunimin e grave edhe ne vend te punes, edhe nese ajo shkon te mjeku, a te avokati, a gjykatesi, a ne polici, a del ne ndonje kafe a club. E per brenda shtepise mos te flasim, burri ka te drejte ti beje cka te doje ai. Me kujtohet qysh e arsyetojshin perdhu*nimin e nje gruaje nga ana e stomatologut- cka ka lype ajo vet aty?

Cka lype nje grua/vajze me taksist vetem?
Cka lype nje grua/ vajze me polic vetem?
Cka lype nje grua/vajze me profesor vetem?
Cka lype nje grua/vajze ne club?
Cka lype nje grua/ vajze ne rruge? – pse po provokojne ato me prezencen e tyne ne publik, e edhe me veshje?..etj etj.

Grua e mire, eshte vec ajo brenda shtepise. Normal, qe asaj vec burri i saj ka te drejte mi ba cka te don ai. Te tjeret ne shpi, nuk guxojne me hy. Jo shkaku i gruas, po shkaku qe e preke ne nder nje burre tjeter. Shpellazge, edhe me gruan qe je i martum nese te thote JO nuk guxon me vazhdu tutje. Edhe ma i vogli presion edhe per gruan qe je i martuar me te, do te thote perdhunim.

Jo do te thote jo. Edhe nese je ne dhome moteli me to, ajo brenda minutit mundet me nderru mendje, edhe nuk guxon me vazhdu tutje. Edhe ne club, edhe ne kafe, edhe ne rruge e kudo, e ne cfaredo ore ajo ka te drejte me dale e mu sjelle, pa guxu me i nderhy dikush. Dhe ky nuk eshte pergjithesim. Disa burra po e arsyetojne perdhunimin e te tjeret vec heshtin.