Avdiu për “Tages-Anzeiger”: Ngjarjet në veri ngjajnë me fillimet e sulmit rus ndaj Ukrainës


Analistja dhe aktivistja për të drejtat e grave, Zana Avdiu, në një intervistë për mediumin zviceran “Tages-Anzeiger”, ka ndarë pikëpamjet e saj në lidhje me tensionet e fundit në Kosovë pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit. Ajo foli për tensionet e shtuara pas sulmit që vrau rreshter Afrim Bunjakun, i cili ndodhi të dielën e 24 shtatorit.

E pyetur nëse në Kosovë po pritet një konflikt i armatosur, Avdiu ka deklaruar se “paparashikueshmëria” është gjëja e vetme që mund të parashikohet në Ballkanin Perëndimor.

“Ekspertët e sigurisë thonë se një grup i armatosur prej 80 paraushtarakësh që është i përgatitur dhe i organizuar mirë dhe nuk është çmontuar, është si një bombë tik-tak e gatshme të shpërthejë në çdo moment. Për mendimin tim, e vetmja gjë që është e parashikueshme në Ballkanin Perëndimor është paparashikueshmëria”, është shprehur ajo.

Në lidhje me mundësinë e një sulmi të ushtrisë serbe ndaj trupave të NATO-s, Avdiu dyshon se Serbia do të guxonte një sulm të tillë për shkak të marrëveshjeve me NATO-n. Ajo beson se rreziku vjen më shumë nga serbët vendas dhe një konflikt do të shkaktohej më së shumti nga ata.

“Dyshoj se Serbia do ta sulmojë Kosovën me ushtrinë e saj të rregullt për shkak të marrëveshjeve me NATO-n – siç është Marrëveshja e Kumanovës. Rreziku vjen më shumë nga serbët vendas. Nëse ka një konflikt, ai do të shkaktohet prej tyre.” – ka deklaruar Avdiu.

Në përfundim të intervistës, Avdiu iu përgjigj edhe një pyetjeje rreth idesë së shkëmbimit territorial si zgjidhje të mundshme në konfliktin e Kosovës me Serbinë.

Ajo theksoi se kjo është një zgjidhje problematike dhe e rrezikshme, që nuk do të zgjidhë asgjë, por, sipas saj, do të krijojë probleme të reja etike dhe territoriale

“Një shkëmbim territorial është diskutuar gjithmonë si zgjidhje në Ballkan, por është problematik sepse nuk zgjidh asgjë, por vetëm krijon probleme të reja etike”, ka deklaruar Avdiu.

Baby Boo