Avdiu: “Me rëndësi gratë mos me i zbulu gjunjët edhe gay mos me pas, sepse për fëmijët rom që humbin jetën rrugëve, kurrë kiameti nuk vjen”


Nje femije i vogel, nje lypes, tu i nxe durte nga autobusi.

Fotografi qe tregon per mjerimin tone si shtet e shoqeri.

Mjerimin qe e ka kriju sistemi politik ne Kosove qe 20 vjet pas luftes, i cili ka zhyte nje pjese te shoqerise ne varferi ekstreme, e ka forcu edhe ma shume perjashtimin nga te drejtat elementare te jetes romet..

Te na eshte krejt normale me pa nje femije rom, te shtrime ne toke, te zhveshun e te uritun, ne temperatura nen zero. Eshte normale me i pa te tjeret tu i keqtrajtu ate: tu largu prej lokalave, tu iu bertite rrugeve, tu i talle. Tu i nencmu ne te gjitha format e mundeshme.

E cka eshte ma e keqja, ndonese shteti nuk i kryen detyrat e veta, por perkundrazi e shkakton kete gjendje te mjere, jane prijesit fetare (pa dallim feje) te cilet ia krijojne hapesiren morale, pushtetit, qe keta me mujt me vepru lirshem, ne kete pike.

Arsyeja pse per njerezit eshte normale dhe e pranushme kjo pamje e tmerrshme, eshte se prijesit fetare (fatkeqesisht mesimet morale i bejne vec prijesit fetare) jane te perqendruar te pengimi i lirive dhe te drejtave te njeriut sic jane: te grave, te lgbt etj etj, dhe asnjehere kunder pabarazise shoqerore, kunder shtypjeve te ndryshme, kunder nje pamje te tille te femijeve rom etj etj.

Nuk ka dikush qe flet per jeten e mjere te romeve, per ndalimin ne shkollim, ne punesim dhe casjen e tyre ne jeten shoqerore. Romet jane te privum prej cdo te drejte themelore per jeten, deri ajo edhe e ushqimit.

Ama, ska lidhje.. me rendesi grate mos me i zbulu gjujte, edhe gay mos me pas …edhe taksen kunder Serbise e kemi, se sa per lypsa e shtypje ne shoqeri, kiameti kurre nuk vjen!

Baby Boo