Avdiu: “BDI-së i takojnë meritat për rejtingun e lartë të Gruevskit” (VIDEO)


Zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Faruk Avdiu, thotë se të gjitha meritat për rejtingun e lartë të ish kryeministrit maqedonas në arrati, Nikolla Gruevski, i mban BDI-ja, partia e cila ka qeverisur 10 vite me të.

“Fajtor kryesor ka qenë BDI-ja. Kjo parti ka qenë pjesë e regjimit të Gruevskit. Njerëzit akoma janë nostalgjik për Gruevskin sepse janë mësuar që mos të ketë efikasitet të pushtetit dhe meqë nuk kemi funksionim të shtetit në Maqedoni pse mos ta kthejmë Gruevskin prapë”, u shpreh Avdiu për gazetën LAJM.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski është politikani më i popullarizuar në Maqedoninë e Veriut, kështu duke u vendosur edhe para liderit aktual të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sipas anketës së fundit të Qendrës së Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) – që është bërë në kuadër të hulumtimeve në Maqedoninë e Veriut.

Në pyetjen e IRI-t – “Kur mendoni për njerëzit në jetën politike, cilin person nga Maqedonia e Veriut e shikoni më si më të favorshëm”, shumica e të anketuarve u përgjigjën se ishte pikërisht ish-kryeministri Gruevski! Besimi tek ai është 7%, pra është dyfishuar, krahasuar me 3% të vitit të kaluar. Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka besim prej 6%, përkatësisht besimi i tij ka rënë në krahasim me vitin e kaluar kur kishte 8%.

Baby Boo