Autostrada Tetovë-Gostivar, kafshët rrezikojnë jetën e vozitësve


rimi i mburojave në Autostradën Tetovë – Gostivar – Shkup nuk ka të ndalur. Me këtë vihet në rrezik edhe jeta e pjesëmarrësve në komunikacion, pasi mungesë të mburojave kafshët shpesh përfundojnë në autostradë. Rastet më të shpeshta janë vjedhjet e telave dhe shitja e tyre, por nuk janë të pakta edhe rastet kur bujqit për të arritur më lehtë deri tek arat e tyre, dëmtojnë telat mbrojtjes të autostradës.

“Dhe pikërisht shkaku i mungesës së këtyre mburojave në autostradë, ndodh shpesh që kafshët të dalin në rrugë dhe të aksidentojnë makinat. Rasti i fundit ishte ai i një viti më parë kur pikërisht për pasojë të mungesës së telave në rrugë kishte dalë kafsha që iu mori jetën të ëmës dhe të bijës”.

Vozitësit ngrenë alarmin, dëmtimi i telave në autostradë mund t`ju kushtojë me jetë, pasi nuk janë të rralla rastet kur shihen kafshë në autostradë, posaçërisht në pjesën e Grupçinit të komunës së Zhelinës, dhe pjesën e autostradës Tetovë-Gostivar.

“Shumë e pasigurt është, unë personalisht nuk kam pas aksident por shoh shumë kafshë të shkelura në rrugë”.(flet maqedonisht mashkull)

“Ka shumë rrezik jo pak, shumë ka. Për të parë kafshë kam pa boll por nuk më ka ndodh aksident. Maqedonia që i vjedh parat duhet ti bëj rrugët”.

“Të rrezikuar jemi gjithnjë, nëse është autostradë po kjo nuk e dimë edhe a është autostradë apo magjistrale. Nuk ka kurrfarë sigurie”.

“Maqedonia ndodh edhe dëmet mos me i paguaj. Mua me makinën time më ka ndodhur para tre vitesh. Do e paguajmë s`do e paguajmë dhe në fund e lash krejt ngeli ashtu”.

Nga drejtoria Rrugët e Maqedonisë shprehen të vetëdijshëm për problemin dhe njoftojnë se për shkak të vjedhjeve apo dëmtimit të rrethojës kanë ngritur një sërë padish ndaj personave të panjohur.

Me ardhjen e pranverës paraqitet ky fenomen në autostradat Tetovë – Shkup- Gostivar, por ne i mirëmbajmë rregullisht. Mundohemi që t`i paraqesim në Polici që të merren masa ndaj vjedhësve dhe dëmtuesve. Pritet po ashtu edhe rikonstruimi i autostradës Tetovë-Gostivar dhe zgjerimi i saj, me çka do të ketë edhe sistem të ri të mburojave që nuk do të mund të dëmtohen – shprehet drejtori i Rrugëve të Maqedonisë, Gajur Kadriu.

Sipas të dhënave nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës, vetëm vitin e kaluar ka pasur rreth 50 aksidente si pasoje e prezencës së kafshëve në autostradë.

/Alsat-M/

Baby Boo