Autostrada Shkup-Bllacë, punimet fillojnë në pranverë dhe kapin vlerën mbi 100 milion euro


Faza e parë për ndërtimin e rrugës kufitare Shkup-Bllacë, në gjatësi prej 1.9 km pritet të fillojë në pranverën e vitit të ardhëshëm, njofton zv/kryeministri Bujar Osmani.

Në fazën e dytë të ndërtimit sipas projektit bazë, në rrugën prej 12.4 km, parashihen të ndërtohen 4 tunele dhe 9 ura.

Faza e dytë do të ndërtohet me mjete të siguruara nga fondi Evropian për Ballkanin Perendimor .

“Pjesën e kofinansimit pjesën 1.9 km dmth nga pika kufitare e këndej do të ndërtohet nga buxheti I ndërmarjes për rrugë shtetërore . Obliguam ndërmarjen që në kshillin e parë drejtues javën e ardhshme të ndërtojë planin e prokurimeve publike dhe deri në nëntor, të hapë tenderin për ndërtim dhe mbikqyrje të pjesës 1.9 km, nga pika kufitare e këndej . Pjesa tjetër do të ndërtohet me mjete nga Banka Evropiane për Zhvillim me cka do të sigurojmë edhe grand prej 20% nga vlera e përgjithshme e kësaj autostrade . Projeksionet jane mbi 100 milion euro”, u shpreh zv/kryminsitri për cështje evropiane Bujar Osmani.

Autostrada Shkup-Bllacë, është pjesa e rrugës që vendi ynë duhet ta përfundojë për të krijuar lidhjen me autostradën nga Hani i Elezit në Prishtinë.

Autostrada në pjesën e Kosovës është pranë përfundimit. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, inspektoi këtë të enjte punimet për të kërkuar garanci nga kompania kontraktuese se autostrada Arbër Xhaferi do të jetë gati sipas parashikimeve deri në fund të vitit./Pacensure

Baby Boo