Autorja e ‘Përputhen’ flet sërish për Andin dhe Tean: Rrinin të përqafuar në prapaskenë


Skandali më i përfolur i ‘Përputhen’ dhe trekëndëshi Andi -Tea -Beart, nxiti shumë debate të forta në program . Në lidhje me këto debate, pak ditë më parë, në një intervistë për “Top Albania Radio” autorja e programit Olsa Muhameti u shpreh se kishte indikacione që ata njiheshin bashkë dhe se madje se kishte prova që Tea ka pasur disa pëlqime brenda “Për’puthen”.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme, autorja është përballuar me një tjetër pyetje nga ndjekësit në lidhje me këtë skandal, teksa zhvilloi një mini-intervistë në InstaStory.

“Seriozisht ka akoma njerëz që mendojnë se unë detyroj konkurrentët. Edhe çfarë kërcënimesh u bëj nuk e imagjinon dot. Ata dridhen kur më shihin mua. Pale kur i detyroj të bëjnë si të dashuruar. Apo kur i detyroj t’u shkëlqejnë sytë se pëlqejnë njëri-tjetrin. Apo kur largohen me makinë bashkë. Apo kur qëndrojnë në prapaskenë të përqafuar. Apo kur i detyroj të bëjnë para e të hapin biznese. Sa femër e ulët (më vjen turp nga vetja)”, përgjigjet Olsa, duke thumbuar Andin dhe Tean.

Baby Boo