Autoritetet kosovare: Shtetasit e Maqedonisë nga nesër mund te hyjnë pa test PCR ne Kosovë


Pas vendimi të Maqedonisë së Veriut për hapjen e kufijve pa kushtëzime, respektivisht pa PCR test negativ për COvid-19, nga ministria e Shëndetësisë në Kosovë për Alsat theksojnë se në bazë të parimit të reciprocitetit, edhe shtetasit e Maqedonisë së Veriut do të mund të udhëtojnë në Kosovë, pa PCR-test negativ.

“Sipas parimit të reciprocitetit qytetaret nga Republika e Maqedonisë së Veriut nga nesër mund te hyjnë pa testin PCR ne Kosovë. Nga ky rregull përjashtohen shtetet qe sipas ECDC klasifikohen ne shtete me rrezik te larte për Covid-19”, deklarojnë për Alsat nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë.

Baby Boo