Autoritetet izraelite: Një raketë sapo u hodh nga Gaza në Izrael


Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë bërë të ditur se Gaza sapo ka lëshuar në drejtim të Izraelit një raketë.
Përmes një postimi në Twitter nga Forcat e Mbrojtjes është thënë se sistemi i mbrojtjes ajrore të Kupës së Hekur e ka kapur raketën.

Ndërsa, nuk janë dhënë më shumë informacione për raketën e lëshuar drejt Izraelit.
Konflikti mes Izraelit e palestinezëve është shkallëzuar në mënyrë të rrezikshme në muajt e fundit.
Gjatë muajit maj të këtij viti, pas sulmeve masive me raketa nga Rripi i Gazës, aviacioni ushtarak izraelit u kundërpërgjigj po ashtu me sulme.

Në media ishte raportuar se palestinezët kishin qëlluar me 200 raketa në drejtim të Izraelit, me objektiv edhe Jeruzalemin gjatë muajit maj.
Luftimet më të këqijat në Gaza dhe Izrael qysh në vitin 2014 kanë ardhur këtë vit, gjatë muajit maj, pas disa javë tensionesh, të shkaktuara nga konfrontimet midis policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë në kompleksin e Xhamisë Al-Aqsa në Jerusalemin Lindor.

Baby Boo