Autoritete bëjnë thirrje për imunizim kundër Covid-19: Vaksinat janë të sigurta


Me vaksinat kundër Kovid 19 mund të imunizohen personat alergjik, personat me histori të trombozës venoze, ata të cilët kanë pësuar infarkte, poashtu dhe qytetarët me sëmundje të zemrës si dhe ato të cilët kanë përjetuar operime. Drejtori i Institutit të Imunologjisë në Shkup thotë se madje kjo kategori mund të vaksinohet edhe me AstraZeneca pa asnjë dilemë. Deri më tash studimet nuk kanë treguar qartazi nëse gratë shtatzëna dhe gji dhënëset duhet symbyllur të vaksinohen. Rekomandimet janë që ato të konsultohen me mjekun gjinekolog për marrjen e vaksinës.

Po, personat alergjik duhet të vaksinohen me cilën do vaksinë, përveç atyre që kanë të konstatuar alergji nga përbërësit e vaksinën. Këtu janë: polietilen glikol poli sorbat, duhet të mendohen ose të bëjnë testime më të detajuara apo rezervë në vaksinim. Madje edhe personat që kanë kaluar alergji anafilaktike në penicilin edhe ata nuk janë tek kategoria “nus efekte” për vaksinim sepse penicilini nuk ka pika të prekshme me vaksinat që ofrohen. Personat alergjik, po duhet të vaksinohen”, tha Aleksandar Petliçkovski, drejtor i Institutit të Imunologjisë në Shkup.

Vaksinimi me intensitet të shtuar kundër Kovidit do të nis nga e hëna në qendrën sportive Boris Trajkovski në Shkup ku do të vaksinohen një pjesë e kategorive më të rre*zikuara si të punësuarit në polici, ushtri, gjykata, prokurori, zj*arrfikësit, të punësuarit nëpër pikat pagesore, gazetarët, shoferët e autobusëve dhe çerdheve.

Numri i personelit që do kryejë imunizimin masiv është i ndryshueshëm dhe varet nga dinamika. Tani kur përgatitet hapësira në Boris Trajkovski që atje Shtëpia e Shëndetit, në dy ndërrime siguroi ekipe komplete prej 4 mjekësh dhe 12 infermieresh. Do të thotë në dy ndërrime, gjithsej të kemi nga 24 infermierë dhe 16 mjekë në mënyrë të vazhdueshme t’i kemi atje. Si numër konkret nuk mund të them. Por do kemi edhe ndihmesë”, pohoi Aleksandra Grozdanova, Udhëheqësja e Planit kombëtar për imunizim të populates,
Sa i përket masave plotësuese restriktive kundër Kovid, Ministri i Shëndetësisë deklaroi se ende konsiderohet se nuk ka nevojë për masa të reja shtesë.

Baby Boo