Autori i vrasjes së gjyshes, prokuroria: Dyshojmë se do copëtonte trupin


Vrau gjyshen se nuk i dha para për drogë, Gjykata e Durrësit lë në burg 21-vjeçarin. I riu ka dalë sot përpara togave të zeza mjaft i qetë, ku mbante veshur një bluzë gri me kapuç, tuta të shkurtra, ngjyrë të zeze. Redmond Gruda e ka goditur gjyshen e tij 81vjeçe 13 herë në kokë, qafë trup dhe duar.  E moshuara  u gjet e pajetë në dhomën e gjumit, ndërsa kishte plage në kokë, qafë, krahë dhe duar, të shkaktuara me mjet prerës.

Ndërsa në tualet u gjeten rrobat, një çantë, si dhe një thikë e këputur. Dyshohet se autori kishte qëllim të zhdukte trupin pas krimit. “Kemi dyshime se do të copëtonte trupin e gjyshes” mësohet të jetë shprehur prokurori.

Sipas të afërmve, 81-vjeçarja Shkurti, nënë edhe e dy vajzave që jetojnë në Itali, vuante nga skleroza, ndërsa në lagje, 21-vjeçari njihej si i ri problematik, përdorues alkooli dhe hashashi. Gjykata e Durrësit vendosi sot masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat për 21-vjeçarin, i cili ndonëse pranoi autorësinë e krimit, nuk tregoi motivin e vrasjes. Para gjyqtares Aida Kaja, i riu Redmond Gruda shprehu pendesë për veprimin e kryer. Mësohet se Redmond Gruda është dënuar edhe dy herë të tjera për plagosje ku herën e parë kur ishte vetëm 11 vjeç

Baby Boo