Autori i ‘non-paper’ më të ri për Kosovën, i afërt me shërbimet inteligjente të Rusisë


Gjatë ditës së djeshme, në disa media ballkanike dhe vendore ishte publikuar lajmi i revistës gjermane “Zuerst” për një “non-paper” të ri mbi Kosovën.
Revista e cila ndjek politika ekstreme, publikon këtë dokument që thuhet se përmban 16 pika ku parasheh kthimin e Kosovës nën Serbi për 99 vite.

Kryeredaktori i “Zuerst”, Manuel Ochsenreiter si punonjës i Bundestagut në Partisë Alternativa për Gjermaninë, në vitin 2019 ishte akuzuar për urdhërimin e një su*lmi zjarrvënie në Qendrën Kulturore hungareze në Uzhhorod si përpjekje për të diskredituar Qeverinë e Ukrainës.
Sipas autoriteteve, sulmi do t’i atribuohej neo-nazistëve ukrainas në mënyrë që të ac*aronte marrëdhëniet midis Hugnarisë dhe Ukrainës.

Një nga të ak*uzuarit, i quajtur vetëm si Michal P., i kishte thënë gjykatës se sulmi, në të cilin u përdorën koktej Molotovi, u urdhërua nga Ochsenreiter.
Michal është një anëtar i Kampit Kombëtar Radikal të Polonisë, një organizatë ultranacionaliste që mbështet separatistët pro-Rusisë në luftën e tyre në Ukrainën lindore.
Në një foto të publikuar, Ochsenreiter është ulur pranë Mateusz Piskorski, një aktivist të cilin autoritetet polake e burgosën nën dyshimin e spiunimit për shërbimet sekrete ruse nga 2009 deri në 2016.

https://twitter.com/A_SHEKH0VTS0V?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1082027709939793920%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es2_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fautori-non-paper-te-ri-per-kosoven-afert-sherbimet-inteligjente-te-rusise%2F

Baby Boo