Autori i librit të Gjeografisë fy*ese reagon, kundërshton heqjen e tij nga përdorimi


Gjeografi maqedonas në pension dr.Nikolla Panov, si një nga autorët kryesor të librit shkollor të Gjeografisë me përmbajtje fy*ese dhe fal*sifikuese ndaj shqiptarëve ka reaguar kundër vendimit të Ministrisë së Arsimit për heqjen nga përdorimit të këtij libri, që po përdorej në vitin e dytë të arsimit të mesëm.
Ai ministren Mila Carovska e ka quajtur “ministre e antiarsimit”, që sipas tij pa asnjë debat e kanë hequr librin që 19 vite ishte në përdorim.

“Si autor i librit me përgjegjësi them se ky libër, që për herë të parë është botuar në vitin 2020, është përgatitur në përputhje me programin mësimor të arsimit të mesëm të reformua. Megjithatë për të mos patur huti, të gjithëve i është e njohur se ky libër hiqet më së shumti për shkak të një teksti kontestues në faqen 104, që ka të bëjë me origjinën e shqiptarëve, se ata janë ardhacak e që vala e parë e shpërnguljes së tyre në Maqedoni daton para 230 viteve, gjegjësisht në periudhën nga fundi i shekullit XVIII, nga viti 1780 dhe më tej, edhe ate në fillim në tri drejtim.”, ka shkruar Panov.

Ai nuk heq dorë nga kjo dhe thotë se u bazua në fakte historike duke përmendur kryesisht autorë sllav, por edhe një emër shqiptar që është i njohur si Kapllan Resuli. Panov nuk heq dorë nga ky libër dhe se thotë maqedonasit kanë qenë të dëbuar nga vendbanimet e tyre nga ana e shqiptarëve përmes metodave të ash*pra si gr*abitje, rrë*mbime, vr*asje, mall*tretime, dj*egie, etj. Panov tashmë në pension thotë se ky shtet do të jetë i lirë vetëm atëherë kur ky libër do të rikthehet sërish. REAGIMI I AUTORIT NË GJUHËN E TIJ, LEXOJENI SE ÇFARË THOTË.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dy ditë më parë bëri të ditur tërheqjen e librit nga përdorimi. “Komisioni konstaton se teksti shkollor është i stërngarkuar me të dhëna tjera statistikore dhe fakte që nuk korrespondojnë në përputhje me qasjen didaktiko-metodologjike për moshën e fëmijëve. Gjithashtu, në disa përmbajtje mësimore në tekstin shkollor, janë shkelur parimet e paprekshmërisë së kulturës, historisë dhe vlerave të tjera të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjë që është në kundërshtim me Ligjin për Tekstet për Arsim Fillor dhe të Mesëm”, theksuan nga MASH. Teksti shkollor është miratuar sipas programit mësimorë nga viti 2002. Këto janë pjesët fy*ese dhe fal*sifikuese në këtë libër:

Faqja 99 thotë: Shqiptarët kanë qenë maqedonas por në kohën e pushtetit osman janë bërë shqiptar. Shqiptarët e Maqedonisë e kanë prejardhjen nga çerkezët, romë dhe turqit.
Në shumë pjesë të librit, përfshirë edhe faqen 104, thuhet se: Shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur në periudha të ndryshme kohore, duke nisur nga viti 1780.
Në faqen 104 ka pika të përbashkëta me “Serdarot” të Gligor Përliçev ku thuhet se: Shqiptarët kanë migruar në Maqedoni, duke i mall*tretuar fizikisht, duke i vj*edhur, duke i kid*napuar dhe duke i vr*arë maqedonasit vendas. Shkruan se për këtë shqiptarët i ka ndihmuar qeveria turke.

Në faqen 103: Shqipëria shfaqet si okupatore e Maqedonisë Perëndimore.
Në faqen 105: Kosova nuk korrespondon si shtet me të cilin kufizohet Maqedonia.
Në faqen 84 dhe 85 në pjesën e definimit të Maqedonisë antike dhe të sotme, figurativisht dhjetëra herë “lind” dhe “vd*es” shteti i Maqedonisë, kjo paraqet pengesë për krijimin e një pasqyre të qartë të historisë së Maqedonisë.
Gabime bëhen edhe me prejardhjen e pakicave, ngaqë aty futen të gjithë të ardhurit, duke krijuar idenë se në Maqedoni nuk ka popull autokton.

Baby Boo