Automjetet me targa të huaja do të mund të regjistrohen me 50 për qind të dhëna të ulura

Automjetet me targa të huaja do të mund të regjistrohen me 50 për qind të dhëna të ulura, nga vlera e caktuar e të gjitha të dhënave të cilat paguhen gjatë importit nga ana e organeve shtetërore kompetente, shkroi sonte në profilin e tij në Fejsbuk kryeministri Zoran Zaev.

Ata të cilët kanë parashtruar kërkesë për regjistrim, sqaron ai, detyrimisht duhet t’i përmbushin kushtet në vijim: t’i kenë rregulluar obligimet doganore dhe tatimore për automjetin në afat prej gjashtë muajve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe të posedojnë patent shofer valid, sigurim dhe karton të gjelbër, të kenë hyrë në territorin e Republikë së Maqedonisë së Veriut deri më 1 tetor të vitit 2020.

“Me këtë, në mënyrë ligjore krijuam mundësi për regjistrim të automjeteve të cilat janë me targa të huaja, me qëllim që regjistrimi të jetë në vend, ndërsa mjetet të shkojnë për rrugët, për komunat, si dhe për fonde të rëndësishme për shtetin”, kumtoi Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.