Disa lexues të rregullt nga Komuna e Sarajit, i kanë dërguar Almakos pamje ku sipas tyre shfaqen vetura në pronësi të kësaj komune, por të cilat trajtohen në mënyrë katastrofale dhe me papërgjegjshmëri të plotë nga ana e zyrtarëve komunal të Sarajit, siç mund edhe ta shikoni në videon dhe fotografitë e më poshtme.
Ndërkohë, një problem tjetër që i shoqëron banorët të cilët jetojnë afër kësaj komune, është edhe era e keqe dhe e padurueshme e mbeturinave, që vjen pasi hudhen ato pranë godinës së Komunës së Sarajit.
Autoritetet lokale nuk kanë ndërmarrë asgjë deri më tani lidhur me këto çështje problematike që po na shqetësojnë, pohojnë dëshmitarët për Almakos, të cilët jetojnë në afërsi të kësaj komune.