Autobusi bie nga 213 metra lartësi, aksidenti u merr jetën 44 personave


Të paktën 44 persona kanë mbetur të vdekur dhe dhjetera të plagosur në Indinë veriore pasi një autobus u rrëzua në një humnerë në shtetin Himalayan të Uttarakhandut sot.

Autobusi ra nga një lartës prej 213 metra. Shpëtuesit deri tani kanë nxjerrë 20 trupa, por puna e tyre po pengohet nga moti i keq.

Autobuzi po transportonte punëtorë nga Bhaun në Ramnagar.

India ka rrugët më vdekjeprurëse në botë, me më shumë se 110,000 njerëz të vrarë çdo vit.

Shumica e aksidenteve ndodhin për shkak të infrastrukturës së dobët, automjeteve të vjetra dhe ngasjes në mënyrë të pakujdesshme.

Baby Boo