Autobusët pa kondicioner, pasagjerët “përvëlohen nga i nxehti”


Qytetarët të cilët për transport shfrytëzojnë autobusët privat thuajse ” përvëlohen” derisa arrijnë në destinacionin e tyre. Në temperatura të larta mbi 35 gradë celsius, autobusët privat qarkullojnë pa kondicioner. Qytetarët mezi përballojnë qëndrimin e tyre brenda autobusit, duke kërkuar mënyra të ndryshme për tu freskuar. Me këtë problem përballen edhe një pjesë e autobusëve publik.

“Ne jemi më të moshuar dhe mund ta përballojmë. Duhet të kenë edhe këta sikur ata të tjerët”.

“Jo, në këto privat nuk ka. Nuk është e përballueshme, e dini edhe vet. Vozitësit e din pse, secili e mirëmban makinën e vet dhe e di”.

Sipas të anketuarve shpesh herë ka ndodhur që udhëtarët të alivanosen në autobus, si rezultat i të nxehtit.

“Privatët janë pa kondicioner. Duhet po nuk ka asnjë, ashtu vozitin. Nga i nxehti dikush mund të alivanoset”.

“Ndonjëherë ka, ndonjëherë nuk ka. Keq është po nuk ke çka bën”.

Për këtë mungesë ankohen edhe vet shoferët e autobusëve. Thonë se kondicionerin nuk e vënë në funksion për shkak të shpenzimeve të larta të lëndës djegëse.

Në kilometrazhë normale harxhon rreth 40 litra, në 100 kilometra. Nëse e lëshojmë kondicionerin sigurisht harxhon 10 litra më shumë. Matematika nuk përputhet me pagesat që na bëjnë. Autobusi im për momentin nuk ka kondicioner dhe nuk vozis me kondicioner. Mundohemi të përshtatemi disi, në bazë të kushteve për punë që kemi – tha Llaste Jovanovski, shofer autobusi.

Përveç problemit në fjalë, transportuesit privat ankohen edhe për shumë mungesa të tjera, ku më të rëndësishme e përmendin ndarjen jo të barabartë të buxhetit krahasuar me transportuesit publik.

Baby Boo