Autizmi virtual- për fëmijët që shohin shumë TV/Telefon!


“Autizmi virtual” Mund të Shpjegojë Rritjen Marramendese në Diagnostifikimin e ASD
Disa fëmijë që janë diagnostikuar me autizëm ose çrregullime autistike të spektrit (ASD) mund të përfitojnë ekstremisht shume nese nuk iu ekspozohen ekraneve elektronike.

Studimet e reja klinike kanë zbuluar se shumë fëmijë të vegjël që shpenzojnë shumë kohë para ekranit në TV, video games, tableta dhe kompjutera, kanë simptoma të quajtur “autizëm”. Kur prindërit ua heqin ekranet për disa muaj, simptomat e fëmijës zhduken. Termi për këtë fenomen është “autizmi virtual” ose autizmi i shkaktuar nga ekranet elektronike. Termi “Autizëm Virtuale” u krijua nga psikologu klinik rumun Dr Marius Zamfir.
Rumania dëshmoi një rritje të habitshme në autizëm midis të rinjve në spitalin e fëmijëve. Shkaku ishte i panjohur, kështu që një psikiatër gërmoi në shenimet te cilat i mblodhi spitali per të gjithë pacientët e pranuar. Në ato shënime ai gjeti një prirje të fuqishme: fëmijët që paraqiteshin me autizëm po kalonin katër ose më shumë orë në ditë duke parë disa lloj ekrani: televizor, kompjuter, tabletë ose telefon. Sot në Rumani, trajtimi i autizmit nga tërheqja e ekranit konsiderohet rutinë dhe ka mbështetje publike.

Ne po shohim një rritje të jashtëzakonshme në diagnostifikimin me autizem në Shtetet e Bashkuara, një prirje që ka ngritur shqetesim dhe pikepyetje ne mesin e prindërve, mësuesve dhe profesionistëve te shendetit mendor.
Këto statistika nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve paraqesin një pasqyrë të thellë të ritmeve të rritjes së diagnozave:

Në vitin 1975, një në 5000 fëmijë u diagnostikua me autizëm.
Në vitin 2005, 1 në 500 fëmijë.
Në vitin 2014 (numrat më të fundit të CDC), 1 në 68 fëmijë.
Sondazhi i fundit i qeverisë ndaj prindërve, tregon se sot numri i fëmijëve me autizëm mund të jetë 1 në 45. Kjo do të thotë se sot në Shtetet e Bashkuara një fëmijë ka 100 herë më shumë gjasa të diagnostikohet me autizëm sesa fëmijët në vitin 1975.

Çfarë po ndodh? Çfarë qendron prapa rritjes eksponenciale në diagnostifikimin e autizmit? Me heqjen e ekraneve elektronike nga jeta e të paktën disa fëmijëve të vegjël, a ulet rreziku per diagnostifikim me autizem apo te pakten a zbuten simptomat e tyre pasi të jenë diagnostikuar?
Dy mjekë francezë me ekspertizë në zhvillimin e fëmijës, Dr. Isabelle Terrasse dhe Dr. Anne-Lise Ducanda, kanë krijuar një video të mrekullueshme në YouTube që ofron disa përgjigje. Videoja quhet: “Ekranet: Rrezik për fëmijët nga 0-4 vjeç” (në frëngjisht me titra anglisht). Ato e bënë këtë video në bazë të studimeve të rasteve në klinikën e Dr Ducanda. Qëllimi i tyre është të paralajmërojnë prindërit dhe profesionistët e shëndetësisë rreth valës në rritje të “Autismit Virtual” dhe të propozojnë zgjidhje.

Hulumtimi i tyre zbuloi se disa fëmijë të moshës prej 0 deri në 4 vjeç, të cilët u diagnostikuan me autizëm, përfitonin nga eliminimi i ekspozimit të tyre në ekranet elektronike.

Dr. Ducanda dhe Dr. Terrasse shikuan fëmijët që kishin diagnostikuar me autizëm në spitale. (Në Francë, ky është vendi ku fëmijët zakonisht diagnostikohen me probleme serioze.) Simptomet e këtyre fëmijëve u zhdukën plotësisht një muaj pas eliminimit të ekranit nga perditshmeria e atyre femijeve. “Autizmi virtual” është termi që ata përdorën për të përshkruar këtë fenomen. Studiuesit arriten ne perfundim se koha e kaluar para ekranit, penguan zhvillimin e trurit të këtyre fëmijëve dhe i penguan ata të zhvillonin një jetë normale shoqërore.
Në video, Dr. Ducanda vë në dukje se programet televizive të fëmijëve mësojnë fëmijën të përsërisin fjalët pa e ditur se çfarë kuptimi realisht kane ato fjalë. Një fëmijë mund të llogarisë, por fëmija nuk e di se çfarë do të thonë numrat. Për shembull, fëmija mund të përsërisë numrin tre. Por nëse i kerkoni fëmijës: “Më jepni tre lapsa”, fëmija nuk mund ta bëjë këtë. Kur tregohet një fotografi dhe e pyetni një pyetje si: “Çfarë është duke bere vajza e vogël?” Fëmija thjesht i degjon si jehonë fjalët “Çfarë është duke bërë vajza e vogël?” në vend që të përgjigjet në pyetjen.

Fëmijët mësojnë kuptimin e fjalëve nëpërmjet ndërveprimit social – duke luajtur me objekte të vërteta dhe duke pasur dikend ta shohe atë dhe të flase me të. Një nënë thotë: “Veshni pallton dhe ne do të shkojmë për një shëtitje” e cila është e lidhur me veprimin e veshjes se një pallto dhe duke shkuar për një shëtitje, duke u dhënë fjalëve kontekst dhe kuptim. Një fëmijë mëson për botën duke manipuluar një lodër me duart, duke e ndjerë atë me gojën e tij dhe duke e hedhur në tokë. Truri i fëmijës regjistron lidhjet.
Truri i një fëmije të vogël nuk mund të zhvillohet pa këtë ndjenjë të kontaktit dhe ndërveprimit. Drita dhe zhurma nga ekranet elektronike kapin vëmendjen e një fëmije, por ato nuk çojnë drejt një zhvillimi te nje truri të shëndoshë.
Në të vërtetë, ekranet janë aq tërheqëse saqë është e vështirë për fëmijën të kthehet në diçka tjetër. Me pak fjalë, ai bëhet i hutuar dhe i varur nga ekrani. Ekrani gjithashtu e izolon fëmijën nga ndërveprimet njerëzore të cilat janë të nevojshme për aftësitë e komunikimit dhe zhvillimin e gjuhës. Edhe më keq, zhurma dhe drita nga ekranet – madje edhe karikaturat – mund të krijojnë emocione të dhimbshme që fëmija mezi mund të përballojë. Këto ndjenja mund të çojnë në sjellje të dhunshme dhe agresive tek një fëmijë të vogël.
Cfare po godet me shpërthimin në diagnozën e çrregullimit autistik të spektrit është se autizmi ndërlidhet me rritjen e përdorimit të televizorit që nga viti 1975 dhe revolucioni dixhital. Në vitin 1975, një familje tipike kishte një ekran televiziv në shtëpinë e tyre. Sot, me revolucionin dixhital, familjet shpesh kanë 10-15 ekrane. Përveç ekraneve më të mëdhenj televizivë, ne kemi kompjutera, laptopë, tableta, telefona të mençur dhe video lojra. Tabletat reklamohen në katalogët e lodrave për foshnjat deri në moshën gjashtë muajsh.
Fëmijët e vegjël janë të ekspozuar ndaj ekraneve shumë më tepër se sa që është rekomanduar nga Akademia Amerikane e Pediatrisë. Akademia rekomandon që fëmijët nën moshën dy vjeç të mos ekspozohen fare në ekran dhe që fëmijët me te rritur të kufizohen në dy orë në ditë.
Është interesante që rritja shpërthyese e autizmit prek fëmijët në të gjitha vendet e pasura dhe vetëm në vendet e pasura. Nga këndvështrimi i Autizmit Virtual, ka kuptim që vendet që nuk kanë përjetuar revolucionin dixhital nuk kanë përjetuar rritje eksponenciale të diagnozave të autizmit, sepse fëmijët e tyre të vegjël nuk shpenzojnë kohë para ekraneve.
Dr. Ducanda vuri re se pasi pacientët e saj “autistikë” kalonin një muaj në Afrikë, pa ekran, ata u kthyen pa simptoma.
Nëse ekranet largohen nga disa fëmijë me diagnozë të autizmit, zhvillimi i trurit të fëmijës mund të kthehet në normale. Ai fillon të luajë si kurrë më parë. Ai kthehet në zhvillim normal. Bazuar në studimet e vogla, nuk mund të konkludojmë se kjo është e vërtetë për çdo fëmijë. Por bazuar në rritjen e numrit të rasteve studimore klinike, sigurisht që është e vërtetë për disa fëmijë. Edhe pse shkencëtarët nuk kanë gjetur një lidhje gjenetike për autizmin, disa fëmijë mund të jenë të predispozuar për të zhvilluar simptoma të autizmit.
Në një rast studimor francez, një baba që shfaqte simptoma të ngjashme me Asperger në fëmijërinë e tij, “trajtoi” femijen e tij 2 vjeçare me autizem te rende, duke ia eliminuar shikimin e ekraneve (të cilat ai po shikonte katër deri në gjashtë orë në ditë). Babai gjithashtu filloi seanca intensive duke lozur me djalin e tij. Djali i tij u shërua plotësisht.
Është e qartë se heqja e ekraneve nga jeta e një fëmije të vogël nuk është një detyrë e lehtë për prindërit. Fëmija do të ketë tantrums (shperthime zemerimi). Pjesa tjetër e familjes do të jetë e shqetësuar me televizorin e fikur. Sipas pervojes sime, prindërit e kanë kundërshtuar mbajtjen e televizorit të fikur në mbrëmje, sepse ata dëshirojnë të shohin programet e tyre të preferuara për t’u çlodhur pasi vijnë nga puna. Unë u kam sugjeruar këtyre prindërve qe ata te regjistrojnë programet që i pëlqejnë dhe t’i shikojnë ato pasi fëmijët te janë në gjumë.
Prindërit kane nevoje për mbështetje për këtë ndryshim të stilit të jetesës. Në disa raste ata mund të kenë nevojë për mbështetje nga një terapist ose punonjës social i aftë për zhvillimin e fëmijës. Por, kur prindërit bëjnë ndryshimet e nevojshme dhe shpenzojnë më shumë kohë me fëmijën e tyre në lojë interaktive, efektet mund të jenë jashtëzakonisht të dobishme. Kjo është e vërtetë për çdo fëmijë. Dhe nëse një fëmijë është në rrezik për autizëm ose tashmë është diagnostikuar, ka edhe më shumë motivim për prindërit që të provojnë heqjen e ekranit për një muaj ose më shumë për të parë nëse mungesa e kohës së kaluar para ekranit prodhon rezultate.
https://www.madinamerica.com/…/virtual-autism-explain…/
E perkthyer nga Krenare Imeraj

Baby Boo