Austria mbyll xhamitë e frekuentuara nga autori i su*lmit në Vjenë


Austria ka mbyllur një xhami dhe një shoqatë islamike e cila frekuentohej nga një person që vr*au katër veta gjatë një su*lmi të hënën në Vjenë, njoftoi të premten Ministrja e Integrimit Susanne Raab.

Të dy këto institucione fetare kishin kontribuar në radikalizimin e autorit të su*lmit, tha ajo gjatë një konferencë për shtyp.

Xhi*hadisti 20-vjeçar i cili figuronte si i dënuar më parë u që*llua për vde*kje nga policia brenda pak minutash pasi hapi zjarr ndaj kalimtarëve dhe apo personave të ulur nëpër lokale. Më vonë ai u identifikua si Kujtim Fejzullai, me shtetësi austriake dhe të Maqedonisë së Veriut.

Të premten policia gjermane kontrolloi disa shtëpi e biznese të lidhura me katër persona që besohet se kishin lidhje me autorin e s*ulmit, të cilin autoritetet austriake e kanë etiketuar si një “te*roist islamik”.

Baby Boo