Austri, burri nga Llaskarca e Sarajit ther gruan për vdekje


Pasditen e së hënës, një grua 32-vjeçare nga Maqedonia është goditur për vdekje me një mjet të mprehtë. Ngjarja makabër ka ndodhur në parkingun e qendre tregtare në Austri.

“Për shkak të lëndimeve të rënda, gruaja ka ndërruar jetë në vendngjarje”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë austriake, Heinz Holub. Viktima 32-vjeçare është shtetase e Maqedonisë, gjegjësisht nga fshati Llaskarcë i Komunës së Sarajit.

Si i dyshuar kryesor akuzohet bashkëshorti 36-vjeçar i gruas, gjithashtu nga Llaskarca e Sarajit. Pas kryerjes së veprës makabër, personi është arrestuar pa bërë ndonjë rezistencë. Me këtë rast, kanë qenë të pranishëm edhe dëshmitarë.

Hetimet i ka filluar Zyra Shtetërore e Policisë Kriminale të Austrisë së Ulët. Sipas Holub, ende nuk është e qartë nëse arma e vrasjes kishte qenë një thikë apo ndonjë objekt tjetër i mprehtë.

Çifti ishin të martuar dhe kishin dy fëmijë të moshës së mitur.

Baby Boo