Atletia merr medaljen e bronzit, thotë se është 16-vjeç, pamja e saj ngjall shumë dyshime?


Atletia merr medaljen e bronzit, thotë se është 16-vjeç, pamja e saj ngjall shumë dyshime?

Atletja etiopiane Girmawit Gebrzihair, 16 vjeçe dhe fituese e medaljes së bronzit në garën e 5000 metrave në Botërorin U-20 që po zhvillohet në Tampere të Finlandës, ka përfunduar mes polemikave.

Arsyeja është pamja e saj: Një fytyrë me shumë rrudha, një dhëmb i hequr, me pak fjalë, një fizik që nuk ka shumë lidhje me një adoleshente.

Sipas IAAF-it, Gebrzihair ka lindur më 21 nëntor 2001, por koleget e saj nuk e besojnë. Madje në rrjetet sociale ironia për këtë sportiste është e madhe, pasi askush nuk beson se ajo është vërtet adoleshente.

IAAF duhet të verifikojë moshën e çdo sportisti, por për të nuk është e lehtë të vërtetojë moshën reale të atletëve, sidomos atyre që vijnë nga Afrika.

Për herë të parë emri i saj në regjistrat e IAAF-it figuron në garën e 10 mijë metrave të zhvilluar në Etiopi, një vit më parë, kur ishte 15 vjeçe. Më tej errësirë…

Baby Boo