Atletet ‘satanike’ të Lil Nas X me gjak njeriu, shiten brenda një minute


Reperi Lil Nas X ka lansuar një palë atlete “Satan” të cilat kanë një kryq dhe një pikë gjaku të vërtetë – dhe ato u shitën pothuajse menjëherë.
Atletet e zeza dhe të kuqe, pjesë e një bashkëpunimi midis Lil Nas X dhe kolektivit të artit me bazë në New York, MSCHF, u bënë duke përdorur Nike Air Max ‘97s, megjithëse marka e veshjeve sportive është distancuar nga dizajni, transmeton Klan Kosova.

Në një deklaratë me email për CNN, Nike tha se nuk ishte e përfshirë në krijimin e atleteve të modifikuara.
“Ne nuk kemi një marrëdhënie me Lil Nas ose MSCHF,” tha kompania.
“Nike nuk i ka dizanjuar ose lëshuar këto atlete dhe ne nuk i mbështesim ato”.

MSCHF konfirmoi përmes postës elektronike se lansimi me edicion të kufizuar prej 666 palëve u shit në më pak se një minutë.
Ato ishin me çmim prej 1,018 dollarë një palë.

Një zëdhënës i MSCHF tha se gjaku ishte siguruar nga anëtarët e kolektivit të artit, duke shtuar: “Ne duam të sakrifikojmë për artin tonë”.
Më vonë, Wiesner shpjegoi në një video se ekipi krijues mblodhi pika individuale gjatë një jave duke përdorur të njëjtin lloj gjilpëre të përdorur në testet e glukozës në shtëpi. Grupi gjithashtu konfirmoi për CNN se Nike “nuk ishte përfshirë në këtë në asnjë kapacitet”.

Baby Boo