Atletet e legjendës së basketbollit shitën për shumën marramendëse


Një palë atlete Nike të veshura nga legjenda e basketbollit Michael Jordan thyen rekordin si këpucët sportive më të shtrenjta të shitura ndonjëherë, pasi u shitën në ankand për 615 mijë dollarë.

Atletet “Nike Air Jordan 1 High” janë përdorur prej yllit të basketbollit gjatë një ndeshjeje ekzibicioni në Trieste të Italisë në vitin 1985, sipas shtëpisë së ankandeve “Christie”. “Ky është çmimi më i lartë ndonjëherë për këpucë sportive”, tha një zëdhënës i “Christie”.

Atletet ishin pjesë e disa objekteve që i përkisnin Jordan-it, të cilat në total, u shitën të gjitha në ankand për 931 875 dollarë, përgjatë dy javëve. Atletet kanë edhe një veçanti, në gomën e njërës prej tyre ndodhet një copë xhami, e mbetur aty kur Jordan theu tabelën pas një zhytjeje në atë takim.

Një tjetër palë atlete të tij, të veshura ndërsa luante për Chicago Bulls në vitin 1992 u shitën për 112 500 dollarë. Interesimi ndaj suvenireve të Jordan është rritur ndjeshëm këtë vit, që kur ai publikoi një dokumentar me seri “The Last Dance”, që ndjek lojtarin gjatë gjithë sezonit 1997-98.

Baby Boo