Athina zyrtare: Zgjidhja më e mirë për emrin është që të zgjedhet njëri nga propozimet e Nimicit


Pala greke insiston në atë që zgjidhja më e mirë është zgjedhje e një emrit prej tatyre që i ka dorëzuar ndërmjetësuesi i OKB-së për kontestin, Methju Nimic”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë dhe ministri pa resor, Dimitros Xanakopullos, në një intervistë për radion greke “Real FM”, njofton Portalb.mk.

Ai e ka përshëndetur pranimin e erga omnes, duke e theksuar si përfundim pozitiv dhe hap pozitiv nga takimi i dy kryeministrave.

“Në lidhje me emrin, ne s’kemi arritur deri atje. Gjithsesi ekzistojnë propozime që janë vendosur në tavolinë, por, megjithatë, pala greke insiston në atë se zgjidhja më e mirë është që të zgjedhet njëri nga emrat që i ka dorëzuar ndërmjetësuesi, Nimic. Por, nuk kemi arritur deri atje, duhet që të kalojmë ende rrugë që të mundemi të flasim për marrëveshje përfundimtare”, tha Xanakopullos në intervistë dhe ka shtuar se gjithsesi bisedohet edhe për “propozimet e fqinjëve tanë, por, megjithatë, bisedimet janë në kornizën konkrete dhe është mirë që të mbahemi në të”.

“Ne e përshëndesim pranimin e erga omnes nga fqinjët, me përgjegjësi i vazhdojmë bisedimet, diçka që nuk shoh se e ndanë dhe e bën opozita dhe flas për opozitën thuajse në plotësi”, ka shtuar Xanapulos, duke e kritikuar Demokracinë e Re të Greqisë se sipas tij, nuk ka disponim që të funksionojë me konstruktivitet.

Baby Boo