Athina zyrtare filloi përdorimin e emrit “Maqedonia Veriore”


Nuk kanë kaluar as 24 orë nga arritja e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin e ri të vendit, ndërsa Athina zyrtare tanimë ka filluar ta përdorë emrin e ri “Maqedonia Veriore”, shkruan Fakte. Gjatë takimit me ministrin e jashtëm rus Lavrov, homologu i tij grek Koxijas është shprehur i kënaqur nga zgjidhja e problemit shumëvjeçar.

“Kemi zgjidhur çështjen që oficialisht ekziston 25 vite, ndërsa realisht më së paku 70 vite, të ndërpritet kontesti për emrin me Maqedoninë Veriore. Është pak një pjesë e kulturës së rajonit që të grindemi për emra”- ka deklaruar Koxijas në Moskë sot./

Baby Boo