Atentat shqiptarit në Athinë, e qëllojnë me plumb në kokë


Një shqiptar ka rënë pre e një atentati në Athinë, në lagjen ‘Aigaleo’ rreth orës 20:00 sipas orës lokale të Greqisë, duke mbetur i plagosur.
Mediat greke raportojnë se shqiptari është 37 vjeç, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë i ditur.

Nga hetimet e para është mësuar se ai ishte duke ecur në këmbë, kur pranë tij u afrua një fuoristradë ngjyrë e zezë. Njëri nga pasagjerët që ndodhej brenda makinës qëlloi me armë në drejtim të shqiptarit duke e lënë të plagosur rëndë me plumb në kokë. 37-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital ku po merr trajtim mjekësor.
Policia helene nisi hetimet për shkaqet e këtij krimi, ndërsa paraprakisht dyshon që ngjarja të ketë ndodhur për larje hesapesh.

Baby Boo