Atentat me dron ndaj kryeministrit të Irakut


Gjashtë persona janë plagosur gjatë atentatit me dron me eksploziv ndaj kryeministrit të Irakut Mustafa al-Kadhimi në rezidencë.

Tentativa në Zonën e Gjelbër të kryeqytetit ishte e qëllimshme jo vetëm për të ngritur alarm por për një vrasje të mirë llogaritur.
Sipas njoftimeve nga mediat e huaja kryeministri dhe të lënduarit ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën.

Al- Kadhimi ndodhet në pushtet që prej majit të vitit të kaluar dhe më parë ka shërbyer si shef i inteligjencës së Irakut.

Sidoqoftë, përpos një postimi zyrtar të kryeministrit në rrjetin social Twitter ku fton qytetarët të ruajnë qetësinë për hir të Irakut, nuk kishte një reagim apo një hetim të menjëhershëm të autoriteteve duke patur parasysh zonën e mbipopulluar ku u bë sulmi.

Sulmet vijnë pas disa protestave të njëpasnjëshme kundrejt lëvizjes së kryeministrit, demostrata të cilat janë kryer pranë ‘Zonës së Gjelbër’.

Baby Boo