Atentat kundër shqiptarit në Itali, 2 persona e masakrojnë me thikë


Një shqiptar është dërguar në spitalin e komunës Olbia (Sardenjë, Itali) me “kod të kuq”, pasi është qëlluar me thikë në pjesë e fytit.

Sipas raportimeve të mediave italiane: këtë mëngjes, shqiptari është grindur me një bashkatdhetar jashtë një bari dhe në kulmin e sherri ka marrë një goditje me biçak në fyt.

Agresori është larguar me një makinë ku ndodhej edhe një tjetër persona. Por, është identifikuar nga policia dhe është arrestuar nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë disa orë më pas. Në pranga, është vënë edhe bashkëpunëtori.

Ndërsa i plagosuri është transportuar në spital ku raportohet se i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shkaqet e sherrit mbeten ende të paqarta, ndërsa një hetim ka nisur nga karabinierët për zbardhjen e ngjarjes.

Identitetet e personit të plagosur dhe atyre të arrestuar nuk bëhen me dije nga raportimet e mediave italiane.

Baby Boo