Atdheu prishet me ‘vëllain’ nga Përputhen?


Një javë më parë, i ftuar në NIN, kur Andi Artani u pyet se cili është shoku i tij, pati një përgjigje të shpejt – Atdheu.
Por diçka mes djemve duket se ka ndryshuar.
Kjo është lënë të kuptohet nga postimi i fundit i Atdheut ku konfirmon se ka ndarë rrugët me Sarën.

“Gjithashtu me këtë du t’ju them që i kam vu vizën disa personave që më quanin vëlla dhe ta punojnë prapa krahëve disa herë po e kam bo një sy qorr. U mbush kupa. Respekt për të gjithë” – shprehet mes tjerash Atdheu.
Në postimin tjetër i ka etiketuar shumë personazhe për të cilët është shprehur se “gëzohem që ju njoha”.
Në të mungojnë Andi dhe Antonela të cilët nuk i ndjek as në Instagram. Çfarë duhet të ketë ndodhur vallë?

Baby Boo