Atdheu: Për pesë vjet me radhë, më kanë dhënë terapi të gabuar mjekësore (VIDEO)


Banori i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Atdheu iu ka treguar banorëve një histori personale nga jeta e tij shëndetësore.
Atdheu ka zbuluar se për pesë vite rresht ka marrë një terapi mjekësore, jo të duhur për të.

“Për pesë vite më kanë dhënë terapi që nuk është dashur, atëherë u bëra i varur nga ajo terapi”, ka thënë ai.
Po ashtu, duke folur për fëmijërinë e tij, Atdheu ka thënë se periudhën e fëmijërisë “nuk e kishte shijuar fare”.
“Kam qenë i vogël, nuk e kam përjetuar as të dilja të luaja me fëmijët e tjerë të lagjes”, ka shtuar Atdheu.

Baby Boo