Atdheu i Për’puthen nuk ka komplekse fare, tregon se në cilën moshë ka humbur vi*rgjërinë


Një djalë 20 vjeç i quajtur Mateo ishte mbrëmjen e djeshme pjesë e audicioneve të “Përputhen 3”. Ai deklaroi se nuk kishte pasur eksperienca të mëparshme dhe se ishte i virgjër. “Kam ardhur këtu për të thënë, për të bërë lajm që jam i virgjër. 20 vjeç jam i virgjër. Kjo është e vërteta ime”, u shpreh 20 vjeçari.

Teksa moderatorja Bora Zemani dhe autorja Olsa Muhameti i thanë që të jesh i virgjër në atë moshë është mëse normale, ai tha se në fakt në ditët e sotme është e vështirë. Kandidati mori shembullin e Atdheut, i cili sipas tij i bëri të gjitha vajzat për vete sepse ka eksperienca.

“Në ditët e sotme të jesh i virgjër është pak i vështirë. Ja Atdheu për shembull i mori të gjitha femrat me radhë këtu”, u shpreh Mateo.
Mirëpo, Atdheu i tha se nuk ka asgjë të keqe dhe zbuloi se ai vetë e ka humbur virgjërinë në moshën 22 vjeçare.
“Unë 22 vjeç kam filluar”, tha ish-konkurrenti.

Baby Boo