Atanasov: AUV do të zbatojë kontrolle të përforcuara për praninë e OMGJ-së në ushqim


Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV)  në periudhën e ardhshme do të zbatojë kontrolle të përforcuara për praninë e organizmave të modifikuara gjenetike, paralajmëroi sot drejtori i AUV-së Zoran Atanasov.

Kontrollet e përforcuara, siç tha Aranasov në konferencën e sotme për shtyp, vijnë pas zbulimit në maj të këtij viti të 550 kilogramëve OMGJ oriz të prodhuar në Koçan nga fara e importuar dhe prania e bërxollave të sojës të importuara dhe nga Serbia, për çfarë sot njoftoi MIA.

“Orizi është prodhuar nga fara importuese dhe është gjetur në depo të operatorit. Është lënë nën kontroll zyrtar dhe do të asgjësohet. Operatorit me ushqim i është caktuar dënim  në para, prej 5.000 euro në kundërvlerë të denarit për subjektin dhe 1.700 euro për personin përgjegjës”, thotë Atanasov.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, shtoi, do të kryhen kontrolle te importuesit të materialit të farës që të konfirmohet nga ku është importuar fara e dyshimtë.

Me kërkesë të importuesit “Vitalia” për momentin kryhet super analizë në laborator reference.

Në Bashkimin Evropian, siç është e lejuar konsumimi i ushqimit me OMGJ, por prania duhet të theksohet në deklaratë. Njëjtë ka qenë edhe në Maqedoni deri në vitin 2015, kur, siç tha, përmes natës është marrë vendim politik që të ndalohet konsumimi i prodhimeve OMGJ deri në hyrjen e vendit në Union.

Baby Boo