Ata që lanë gjurmë; Virusёt kompjuterike me tё njohur nё mbarë botёn!


Nё tё kaluaren janё shkruajtur virusё tё tillё qё, kur janё bёrё aktive, janё bёrё pёr orё tё tёra çёshtja kryesore e ditёs. Po tё hedhim njё shikim pas nё fletёt e kalendarit, kur data shёnoi 26 Mars 1999, me njё diference 1 mujore dy virusё goditёn si bombё dhe shokuan specialistёt, tё cilёt nё fakt nё atё periudhë ishin edhe më tё shokuar e tё hutuar nga skenarёt kaotikё qё do tё pёrshinin botёn e informatikёs nga millenium bug. Me pas vijuan nё 4 Maj 2000 i mirёnjohuri I Love You dhe pas tij Nimda me 18 Shtator 2001. Le t’i hedhim njё sy e tё shikojmë shkurtimisht sa pёr informacion sё çfarë ndodhi.



Melissa 
 Më 26 Mars 1999, Melissa hyri nё histori duke u pёrfshirë nё kategorinё e virusёve ëorm. Ky virus u pёrhap nё njё kohё rekord nё tё gjithё botёn. Mesazh i forëarduar i mbёrrinin në e-mail pёrdoruesve kuriozё, tё cilёt nё momentin qё hapnin skedarin e bashkangjitur infektoheshin. Nё mёnyrё tё fshehtё, virusi i dёrgoi kopje tё vetvetёs 50 personave tё parё nё listёn e adress book-ut tё viktimёs, dhe kёshtu brenda pak orёve u pёrhap nё tё gjithё botёn. Njёkohёsisht virusi i hiqte mbrojtjen ndaj makrove nё Ëord dhe mund tё bёntё operacionё tё tjera tё ngjashme.


Win95.CIH ose ndryshe Cernobil


U diagnostikua pёr herё tё parё nё Qershorin e 1998. U shkruajt nga njё nxenёs Taivanez, Chen Ing-Hau, nё kujtim tё tmerrit tё Çernobilit nё Rusi dhe nё formë proteste. Shpёrthimin ky virus e pati nё pёrvjetorin e aksidentit më 26 Prill 1999. U fol mjaft pёr dёmet qё i shkaktoi kompjuterëve qoftё edhe pjesёrisht ky virus hardëare-it. Ky virus dёmton sektorin e parё dhe më tё rёndёsishem tё HD si edhe BIOS-in. Mjaft persona arritёn ti shpёtonin tё dhёnat nёpёrmjet programesh tё ndryshme, por mjaft tё tjereve iu desh tё ndёrronin MB apo tё rinovonin BIOSin. Pas mesazheve klasike “DISK BOOT FAILURE….” apo “OPERATING SYSTEM NOT FOUND”, edhe kur tentohej tё kalohej nga a: nё c: nёpёrmjet njё boot disku vijonte mesazhi “INVALID DRIVE SPECIFICATION”. Virusi kishte tre versionё,1003 1.2, 1010 1.3 dhe 1019 1.4 .

 I LOVE YOU 
 Nё mёngjesin e 4 Maj 2000, njё tjetёr telash i ri mbёrrin nё mailbox-et e njerёzve. Duke patur subjektin ILOVEYOU, ngjalli mjaft kureshtje dhe ata qё e hapën lexuan nё trupin e tij dicka tё ngjashme : “Ju lutemi tё keni mirësinё tё shikoni letren e dashurisё tё dёrguar nga unё si attachment.” Nё tё vërtetё skedari i bashkangjitur nuk ishte teksti, por njё Visual Basic Script. Virusi, bёnte tё papёrdorshem skedaret .jpg dhe .mp*. A do tё kёtё qёnё vallë thjesht naiviteti i programuesit qё bëri qё virusi tё mos ndikonte skedarë tё tjerё mё tё rёndёsishem??? 

- NIMDA 
Nimda ishte njё virus mjaft i rёndёsishme i cili pёrdorte buget e sigurisё sё Microsoft Information Server 4.0 dhe 5.0 pёr tiu ngjitur vizitorëve. Sitet qё nuk kishin marrё patchet e duhura ranё lehtёsisht viktimë e këtij virusi.

Nqs vizitori nuk kishte tёrhequr updates pёr IE 6 atёherё edhe ai infektohej menjherё. E keqja e sitёve nё kёtё mes ishtё sё kur vizitori lidhej me njё tё tillё, Nimda ia hapte tё gjitha portat deri te e fundit. Pёr kёtё arsye shume servera u deshen tё pastroheshin duke ndёrprerë shёrbimet dhe Nimda shkaktoi njё dëm tё madh monetar.

PROFILI I NJЁ VIRUS-SHKROJTЁSI 
Presidenti i Sophos Plc, Hruska, e pёrshkruan kёshtu profilin e njё programuesi virusёsh tipik : Mashkull, 14-34 vjec, me lidhje jo tё qёndrueshme apo tё mangёta me seksin tjetёr. Person qё e shikon njё virus si njё imazh digital tё vetvetes. Sipas Hruska ka patur njё rёnie nё prodhimin e virusёve kёto kohe (vlen tё theksohet sё dalin rreth 1000 nё muaj). Sa mё tёpёr tё evolojnё sistemet e komunikimit, aq me shumё shtohet numri i driversave dhe si pasoje, prog. e virusёve mundohen tё gjejnё me tёpёr buge dhe exploits. Virusёt nga njёra anё ndihmojnё nё pёrmirёsimin e gjёrave. Njё problem tjetёr i ngritur nga Hruska, ёshtё shpёrndarja e kodit nё rrjet. Duke patur internet qё secili tё doënloadojë kodin e njё virusi, kjo sjell shfaqjen e formave tё shartuara por tё reja tё tё njёjtit virus. Shembulli mё i mirё i kёsaj ёshtё virusi Klez, i cili ka vitё tё tёra qё vazhdon tё ndryshoje forma.

Baby Boo