At e bir vrasin fqinjin për koshin e plehrave (Video)


“Nuk ke për të ma qëlluar burrin”, dëgjohen fjalët e të fejuarës së viktimës që filmon dy fqinjët, at e bir, të dy me armë në dorë, teksa përplasen për një kosh plehrash te rrugica e përbashkët midis shtëpive, transmeton Top Channel.

“Provo të ma drejtosh armën”, dëgjohet 37 vjeçari Aaron Howard, në Abilene, Texas, SHBA, pak para se dy fqinjët ta qëllojnë për vdekje. Të dy u arrestuan dhe u liruan pasi paguan 25,000 dollarë garanci, në pritje të gjyqit.

Videoja është filmuar nga e fejuara e viktimës, Kara Box, dhe tregon 67 vjeçarin Xhoni Miller bashkë me djalin e tij, Majkëll Miller, deri në çastin që qëllojnë.

Avokati i të fejuarës e postoi videon në rrjetet shoqërore dhe tha se të gjithë duhet ta dinë se çfarë ndodhi, dhe se akuzat për vrasje duhet të qëndrojnë.

Shefi i policisë së Abilene tha se numri i lartë i krimeve bëri që të mos kishte asnjë polic të lirë, ndaj nuk mundën të ndërhynin në kohë për të parandaluar ngjarjen.

Baby Boo