Astrit Gashi: Të mos festojmë këtë vit Bajram që viteve tjera të jemi të gjithë bashkë


Publicisti dhe gazetari Astrit Gashi, ka bërë thirrje që mos të ketë vizita tek të afërmit për Festën e Kurban Bajramit, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.

Në një shkrim të tij në Facebook, Gashi ka thënë se kësaj radhe nuk duhet ta bëjmë gabimin sikurse në Bajramin e kaluar, duke thënë se duhet të jemi human duke e ruajtur njëri-tjetrin.

“Te mos festojmë e urojmë sivjet sikur vitin e kaluar, që viteve të tjera të jemi bashkë”, ka thënë ndër të tjera ai, duke kërkuar që mos të dëgjohen “trimat” që thonë se teori të ndryshme rreth COVID-19.

Nese dojme na e sillemi si qenie njerezore, kemi me i festu edhe Bajramat e tjere me shumicen e familjarve dhe miqve.
Por, nese nuk tregohemi na sot qenie njerezore, nuk do te jemi ne numra te njejte vitin tjeter.
Nese jemi human, nuk shkojme me ia maru varrin mikut, farefisit.
Te mos festojme e urojme sivjet sikur vitin e kaluar, qe viteve te tjera te jemi bashke.
Kam frike, shume frike, se do ta bejme kete gabim ngjajshem, por me permasa me fatale, sikur per Bajramin e Vogel.

Jo Vizita kete Bajram!

Mos i degjoni “trimat” qe behen kinse nuk kane frike e qe peshperitin ” s’kemi qare pa e kalu tane, ma mire tash se ma vone” sepse JO me mire eshte sa me vone ose fare hic, e as ata qe thone se ekonomia eshte e barabarte me luften ndaj COVID-19, sepse nuk ka ekonomi pa njerez te gjalle!

Baby Boo