AstraZeneca apo Pfizer, cila jep më shumë antitrupa?


Një studim shkencor tregoi se cila vaksinë jep më shumë antitrupa – AstraZeneca ose Pfizer!
Studimi i parë nga shkencëtarët britanikë që krahasonte drejtpërdrejt përgjigjjen imune ndaj vaksinave Pfizer dhe AstraZeneca zbuloi një nivel të ngjashëm të prodhimit të antitrupave dhe një përgjigje pak më të fortë kur bëhet fjalë për qelizat T në njerëzit që morën vaksinën Britanike, u njoftua sot.

Shkencëtarët britanikë thanë se në studimin, i cili përcaktoi ndryshimet në përgjigjen imune ndaj Pfizer dhe vaksinës kundër Covid-19 të kompanisë AstraZeneca,
u përcaktua që të dy shkaktojnë një reagim të ngjashëm të fortë në prodhimin e antitrupave pas marrjes së dozës së parë te njerëzit më të vjetër se 80 vjeç.

Agjencia tha se studimi zbuloi gjithashtu se një përbërës i rëndësishëm i sistemit imunitar, i njohur si qelizat T, tregoi një përgjigje më të fortë tek ata që morën vaksinën AstraZeneca se sa bëri tek ata që morën vaksinën Pfizer, e cila shkencëtarët besojnë se janë të dhënat e nevojshme që bëjnë për tu studiuar më tej./21Media

Baby Boo