Asnjë viktimë nga Kovid-19 në spitalin e Tetovës


Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë mes pacientëve me Kovid-19 të hospitalizuar në spitalin e Tetovës. Kaluan 48 orë apo dy ditë pa asnjë viktimë.

“Gjithsejtë janë pranuar 6 pacientë të ri, ndërkohë që po aq pacientë janë lëshuar në shtëpi. Për momentin kemi gjithsejtë 82 pacientë të cilët janë të hospitalizuar për shkak të komplikimeve nga Kovid-19. Për kontroll janë paraqitur 142 persona”, deklaroi Gëzim Nuredini, mjek.
Sipas evidencës së Institutit të Shëndetit Publik, në Tetovë ka 1437 raste aktive, ndërkohë që gjatë kohës së pandemisë mbi 450 persona në rajonin e Tetovës e kanë humbur jetën nga Kovid-19.

Baby Boo