Asnjë nismë për takim liderësh, Mickoski i bindur se do të ketë zgjedhje më 12 prill


Lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, mbrëmë në një emision në Televizionin Alfa tha se është i bindur se do të ketë zgjedhje më 12 prill, por nëse Kuvendi nuk shpërbëhet deri te dielën vendi do të hyjë në krizë politike.
“Jam i bindur që do të mbahen zgjedhjet e parakohshme më 12 prill. Nëse nuk shpërbëhet Kuvendi deri të dielën, hyjmë në krizë serioze politike”, deklaroi Mickoski.
Ndërsa Lideri i LSDM-së Zoran Zaev beson se deri më 16 shkurt do të votohen ligjet për Prokurori Publike, mbrojtje dhe ndryshim të kodit zgjedhor.

“Besoj se do të miratohen ligjet, sot filluan me punë dhe besoj se me të vërtetë nëse shkojnë punët sipas rregullores dhe me përgjegjësi nga pushteti dhe opozita ligjet mund të votohen. Kur vendosëm të dërgonim ligjin nga Qeveria në procedurë kuvendore kishim na dhanë fjalën 80 deputetë”, theksoi Zaev.
Ndërkaq, kryeparlamentari Talat Xhaferi, ditë më parë, në seancën që filloi në orët e vona të natës për diskutim mbi ligjin për prokurorinë publike, për shkak të përplasjeve mes deputetëve, propozoi që të mbahet takim liderësh për tu shprehur qartë nëse partitë janë të vendosur që vendi të shkojë në zgjedhje më 12 prill.

“Deri sa marr porosi se ka mundësi të formohet shumicë e re e cila do të jetë më e rëndësishme, unë publikisht i ftoj liderët partiak që nëse seriozisht mendojnë se ka nevojë për të krijuar shumicë të re, në takimin e ardhshëm publik, me ftesën time, gjatë ditës së nesërme të kemi takim liderësh sipas marrëveshjes së Përzhinës dhe marrëveshjes paraprake për zgjedhje të parakohshme parlamentare”, potencoi Xhaferi.
Deri tani akoma nuk ka asnjë nismë për organizim të takimit të liderëve.

Baby Boo