Askush s’e merr përgjegjësinë për dështimin në Interpol


Menjëherë pas dështimit të Kosovës për t’u bërë anëtare e INTERPOL-it, organizatës më të madhe ndërkombëtare të policisë, krerët institucionalë të Kosovës krejt barrën e përgjegjësisë për një gjë të tillë e hodhën te Serbia, duke amnistuar kështu tërësisht veten.

Kjo pasi, sipas tyre, shteti serb gjatë tërë kohës bëri fushatë të egër për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL. I të njëjtit mendim është edhe ministri i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa, i cili ka thënë për gazetën “Zëri” se Kosova nuk ka qenë shkaktare për dështimin në INTERPOL.

Por krejt ndryshe vlerësojnë njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare, të cilët thonë se pamundësia e Kosovës për t’u bërë pjesë e kësaj organizate paraqet dështim të pastër të diplomacisë kosovare.

Fajin mbi diplomacinë kosovare e hedhin edhe përfaqësuesit e opozitës, të cilët konsiderojnë se përgjegjësia për një dështim të tillë bie mbi kryediplomatin Behgjet Pacolli, por edhe mbi presidentin Hashim Thaçi e kryeministrin Ramush Haradinaj. Andaj, sipas tyre, që të tria këto figura politike duhet të japin dorëheqje nga pozitat që mbajnë aktualisht.

Baby Boo