Asistentja e Kurtit nga dritarja shikon provat: Ky është veç testi i parë


Valë Gjonbalajt, asistente e Kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, e sheh shumë normale organizimin e protestave në kohë pandemi, madje ajo thotë se ky është veç fillmi.

Gjonbalaj ka fotografuar nga dritarja e qeverisë provat e djeshme të 400 aktivistëve të Vetëvendosjes dhe ka shkrur se protestat janë të mundura dhe ka paralajmëruar edhe tjera prova.

“Protesta gjatë pandemisë? Përsosmërisht e mundur. Ky është vetëm testi i pare”, ka shkruar Valë Gjonbalaj në Twitter.

Kutojmë, që dje gjatë ditës 400 aktivistë të Vetëvendosjes kanë mbajtur prova për protesta në sheshin ‘Skëderbe’ në Prishtinë, dhe nuk janë penguar gjatë ushtrimit të tyre, përderisa pjesa tjetër e qytetarëve janë gjobitur për shkelje të rregullave në kohë pandemie.

Në anën tjetër edhe Kryeministri në detyrë Albin Kurti, sot në mbbledhjen e qeverisë tha se duhe të reduktohen lëvizjet e qytetarëve mirëpo nuk foli për provat e djeshme.

Baby Boo