ASHMAA: Anketat mbyllen më 24 shtator, ndërsa heshtja zgjedhore fillon nga 28 shtatori


Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) u kujton transmetuesve se rezultatet e anketave të opinionit publik në lidhje me referendumin mund të publikohen jo më vonë se pesë ditë para datës së caktuar për votim. Prandaj, rezultatet e anketave të opinionit mund të publikohen deri më 24 shtator 2018, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga ASHMAA, heshtja e referendumit fillon 48 orë para votimi, gjegjësisht më 28 shtator 2018 dhe mbaron me mbylljen e vendvotimeve në orën 19:00 më 30 shtator. Gjatë heshtjes zgjedhore duhet të ndalojnë të gjitha format lidhur me referendum.

ASHMAA u bënë thirrje të gjithë transmetuesve që për më shumë detaje të konsultohen me Drejtorinë për transmetim të mediave për kohën e referendumit, e shfaqur në ueb faqen e Agjencisë.

Nga Agjencia thonë se javën tjetër do ta publikojnë raportin për konstatimin e shkeljeve dhe raporti i parë mbi mbulimin mediatik të referendumit./PC

Baby Boo