Ashensorët, shfuqizim i obligimit për siguri më të lartë


Nuk ka as mundësi e as para për vendosjen e pajisjeve për mbrojtje nga lëvizjet e pakontrolluara të ashensorëve. Nga Grupacioni për ashensorë nga Qeveria kërkojnë shfuqizimin e këtij detyrimi, sepse në ashensorët e vjetër teknikisht është e pamundur të vendoset pajisja, ndërsa investimi do kushtonte prej 5 deri më 10 mijë euro. Në pajtim me rregulloren për ashensorë i cili në fuqi është thuajse 10 vite, deri në fund të vitit pajisja duhej të montohet në çdo ashensor. Por nga

…Ndërsa nëse realisht bëhen këto ndryshime për ashensorët, kjo do të ishte shpenzim i madh financiar të cilin e paguajnë qytetarët – deklaroi Dimçe Popovski, kryetarë i Grupacionit për ashensorë.

Njëkohësisht, Rregullorja për ashensorë u shkakton probleme edhe menaxhuesve të licencuar të ndërtesave.

Shpresoj se do të bëjmë ligj më të mirë ku të gjithë qytetarët do të mund të marrin pjesë në kohë për investimet, që të mund të grumbullojnë para për investim që ato vazhdimisht të mund të jenë në funksion ose në gjendje të rregullt – deklaroi Vase Samarakov, kryetar i Grupit për banim dhe menaxhim të hapësirës banesore dhe afariste.

Rregullorja e ashensorëve është miratuar më 24 shkurt të vitit 2009, ndërsa është në përputhje me rregullativën evropiane. Për dy vite me radhë, prej vitit 2016 deri në vitin 2018, zbatimi i nenit 68 ishte prolonguar, por në këtë periudhë nuk është zgjidhur problemi me pajisjet e shtrenjta.

Baby Boo