ASHAM marrëveshje me Akademinë bullgare

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë përmes konferencës “marrëveshja e miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Bullgarisë si dhe perspektivat për integrimet euroatlantike të Maqedonisë bëri rikthimin e rolit të kësaj marrëveshje dhe ndikimit të saj në procesin eurointegrues të vendit.

Drejtuesit e Akademive të të dyja vendeve thanë se përmes këtij bashkëpunimi akademikët kanë treguar se pavarësisht dallimeve që mund të kenë shtetet ndërmjet vete, shkenca dhe arti japin mundësi bashkëpunimi. Akademitë e të dyja vendeve nënshkruan platformë për bashkëpunim në zbatimin e marrëveshjes së lartë përmendur.

Baby Boo

Kësaj marrëveshje i japim rëndësi të veçantë sepse nuk është marrëveshje e thjeshtë bilaterale. Marrëveshja është e një rëndësie të veçantë sepse qartë e tregon zgjidhjen e të dyja shteteve të ndërtojnë marrëdhënie miqësore, marrëdhënie të respektit të ndërsjellë, mirëkuptim dhe tolarancë. Ti zgjidhin të gjitha çështjet e hapura me mbështetje ndaj standardeve evropiane dhe vlera edhe më tej ta afrojmë bashkëpunimin në të gjitha sferat e jetës – tha Taki Fiti, Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.

“Bashkëpunimi i të dy vendeve pesë vitet e fundit është dëshmi e çlirimit dhe mosndikimimt politik dhe ideologjik në fushën e Shkencës. Bashkëpunimi i rëndësishëm politik në mes dy vendeve gjatë vitit të fundit garanton horizonte të reja në botën e sotme me sfida të mëdha”, u shpreh Vasil Nikolov, Nënkryetar i Akademisë së shkencave të Bullgarisë.