ASHAA: Mediat të raportojnë në mënyrë të drejtë


Me afrimin e mbajtjes së referendumit Agjencia e shërbimeve audio dhe audiovizuele, rekomandon mediat që gjatë periudhës së fushatës së referendumit të sigurojnë informim të balancuar me qëllim që materialet mediatike të mos kenë ndikim në opinion për një çështje të caktuar. Propaganda e paguar nuk mund të emitohet gjatë, para ose pas emisioneve që kanë për qëllim primar fëmijët dhe të rinjtë, ndërkohë radiotelevizionet duhet të refuzojnë emetimin e propagandës së paguar publike nëse me të cënohet siguria nacionale, nxitet rrënimi i dhunshëm i rendit Kushtetues, ka urrejtje në çfarëdo baze etj. Këto janë vetëm disa nga rekomandimet e Agjencisë së mediave. Në rast të mos zbatimit të rekomandimeve, mediat gjobiten në të holla.

Mosbalansimi i programit brenda për brenda të ketë balansim profesional objektiv për të gjithë pjesmarrësit. 7:00 Mediat duhet të ju përmbahen disa rregullave të posaçme gjatë raportimit sepse ato do të vazhdojnë me raportimin e tyre në lidhje me ecurinë e zgjedhjeve, por të kenë kujdes në drejtim të asaj që aktorët kryesor mos të ndikojnë në votimin e mëtutjeshëm. Domëthënë nëse ka ndonjë devijim të kësaj natyre mos të prezentohet si diçka që mund të ketë influencë në vendimmarjen e votuesve”- theksoi Milaim Fetai, Anëtarë i Agjencisë së shërbimeve audio dhe audiovizuele.

Deri më 17 gusht rekomandimet e Agjencisë së mediave janë në shqyrtim publik ku të gjitha palët e interesuara mund të japin sugjerimet e tyre.

Baby Boo