ASH: Qeveria dështon në ndërtimin e autostradave


Aleanca për Shqiptarët ka akuzuar pushtetin për mungesë investimesh në projekte të rëndësishme siç është autostrada që lidh Shkupin dhe Prishtinën. Zëdhënësi I kësaj partie ka theksuar se LSDM-ja dhe BDI-ja kanë dështuar në ndërtimin e shumë akseve rrugore midis të cilave është edhe aksi Shkup- Dibër, vazhdimin e Korridorit 8 I cili lidh Shkupin me Tiranën dhe shumë projekte të tjera. Sipas Aleancës pushteti actual vazhdon t’I trajtojë shqiptarët vetëm si burim i financimit dhe jo si konsumues i fondeve buxhetore, ndërsa roli i BDI vazhdon të ngelet “statik” në Qeveri, dukë aprovuar cdo projekt joproporcional të LSDM-së njejtë si në kohën e VMRO-së pa fuqi politike, për të inkorporuar projekte që do të ishin në interes edhe të shqiptarëve.

“Qeveria LSDM-BDI, njejtë si ajo e VMRO, nuk ka filluar asnjë kilometër të Autostradës “Arbën Xhaferi” që e lidh Prishtinën dhe Shkupin, ku Maqedonia në bazë të Marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Kosovës, obligohet ta ndërtoj autostradën Shkup – Bllacë e cila është vetëm 12 Km deri në vitin 2018, me crast nuk e ka ndjekur dinamikën e punës që qeveria e Kosovës tani pothuajse e ka mbaruar në tërësi pjesën e saj nga Prishtina deri në kufirin e Elez Hanit, që edhe ishte pjesa më e madhe e autostradës me 70 Kilometra e cila filloi në vitin 2014 dhe me sukses po mbaron ne fund të vitit 2018 ne pjesën me të madhe të saj, prej Prishtine deri në kufirin Kosove-Maqedoni në Elez Han”, tha Flakron Bexheti, zëdhënës i Aleancës për Shqiptarët.

Baby Boo