ASH: Në Kumanovë nuk po respektohet gjuha shqipe


ASH Kumanovë shpehë revoltën e saj, si dhe të qytetarëve shqiptarë të Kumanovës, për veprimin e fundit të institucioneve lokale të komunës së Kumanovës, me ç’rast gjuha shqipe përsëri anashkalohet sikur mos të egzistonte fare.

“Pas renovimit të stacionit të autobusave në Kumanovë në fund u vendos edhe pllaka ku shënohej emri i stacionit, dhe kjo u bë vetëm në gjuhën maqedonase, veprim ky që është në kundërshtim me ligjin që garanton përdorim të gjuhës shqipe në komunat ku shqiptarët janë më shumë se 20%. I Bëjmë apel institucioneve komunale menjëherë ta përmirsojnë këtë gabim dhe pllakën ta vendosin në dy gjuhë, maqedonase dhe shqipe. Gjithashtu ftojmë organet përgjegjëse të ngrisin procedurë hetimore për mos respektim dhe shkelje të ligjit”, theksoi Aleanca për Shqiptarët- Kumanovë.

Baby Boo